Franca dhe Danimarka janë dy skuadrat e rradhës që kanë siguaruar kalimin për në fazën e 1/8 të Kampionatit Botëror.
Të dyja ekipet zhvilluan sot duelin e tyre të fundit në Grupin C që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, por që i vlejti të dyja ekipeve për të kaluar në fazën tjetër Franca që kualifikohet si kryesuese e Grupit me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa Danimarka u rendit e dyta me 5 pikë.
90-minutat e zhvilluara në “Fisht Olympic Stadium” mes këtyre dy ekipeve nuk dhuruan shumë emocione dhe rastet për shënim ishin të pakta, pasi që të dyja ekipet u munduan për të mos pësuar gol dhe qarkulluar më së shumti topin.
Ndërkohë, sfida tjetër mes Australisë dhe Perusë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të perujanëve.
Një rezultat surprizë pasi Australia ishte favorite për të marrë tre pikët pasi kishte shanse për të shpresuar tek kualifikimi.
Megjithatë, Peruja zhvilloi një 90 minutësh mjaft të mirë duke e mbyll me fiotre këtë kampionat Botëror.
Golat e fitores për Perunë u shënuan nga ana e Carrillos në minutën 18-të të pjesës së parë dhe Guerreros në minutën e 50-të të pjesës së sytë.
Më poshtë golat e takmit Australi-Peru. (TemA)
Goli i shënuar nga Carrillo
Goli i shënuar nga Guerrero