Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë.
Hoteli ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës.
Vendimi i gjykatës së Durrësit për konfiskimin e hotel Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 milionë euro u dha në 2022 nga Gjykata e Durrësit dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Sipas vendimit hoteli është pronë e siguruar nga paratë e krimit.
Avokatët e quajnë të paligjshëm ekzekutimin e vendimit nga Agjencia e Aseteve kriminale e cila ka njoftuar ta konfiskojë pasurinë
“Situata është absurde. Jemi para ekzekutimit të një vendimi që nuk qëndron. Ia kemi bërë të qartë edhe Gjykatës së Lartë që çështjen e ka në proces për ta shqyrtuar. Jemi para rastit kur personi për të cilën është dhënë vendimi i Gjykatës është Pëllumb Tuda. Për këtë të fundit nuk ekziston asnjë vendim të gjykatës Italiane që është i dënuar. Dhe interpol ka dhënë përgjigje se nuk ka vendim për këtë person. Në rastin konkret për Pëllumbin bëhet fjalë për vepra penale të lehta, drejtim automjeti të parregullt, plagosje e lehtë, shkleje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policët kanë ardhur këtu që në orën 06:00 ” tha një avokat
Avokati thotë se Pëllumb Tufa ka shitur pronën tek persona të tjerë por që rezultojnë familjarë të këtij të fundit të cilët janë në proces gjyqësor civil në Gjykatën e Durrësit.
“Persona të tjerë, familjarë që janë investitorë që kanë bërë vetë banesat e tyre. Kanë bërë një kërkesë gjykatës së Durrësit për të marrë pasuritë e tyre që u takojnë dhe është në konflik gjyqësor. Ky vendim nuk mund të ekzekutohet pasi këta persona nuk janë thirrur dhe as pyetur nga gjykata. Nuk mund të veprohet në këtë rast. Nuk mund të nxjerrim familjarë, pleq e të sëmurë. Aty ka njerëz të paralizuar. Janë disa familje, madje dhe të tjerë janë në Itali