Florian Kamberi ka realizuar një supergol pasditen e djeshme ndaj Akringtonit në Ligën e Tretë angleze.
KAMBERI
Në ndeshjen e fituar me rezultatin 2-3 për skuadrën e tij Shefilld Wed, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar një “perlë” në minutën e 22 të sfidës ku rezultati ishte 0-3 për skuadrën e tij.
Një realizim i magjishëm i 26-vjeçarit i cili i ka dhënë një “sinjal” trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejas për një grumbullim të mundshëm të tij për ndeshjet e ardhshme.
Kamberi në 10 ndeshje të zhvilluara me Shefilld Wed ka realizuar 4 gola në kampionat.