Mbështetësit e Sali Berishës janë mbledhur si gjithmonë në rrugicën e shpreshumburve poshte ballkonit të vulhumburit, ku kanë mbajtur edhe fjalimet e tyre, me shpresën për të frymëzuar qytetarët me frymë opozitare.
Megjithatë, fjalimet e mërzitshme kanë detyruar jo vetëm kalimtarët që ta shmangin këtë rrugë mbrëmjeve, por edhe vetë mbështetësit e Berishës duken mjaft të stresuar prej tyre.
Siç shihet edhe në këtë video, fjalimi i lodhshëm i një anëtari të FRPD ka “bërë për cigare” një qytetar aty pranë. Por, sapo ai ka nisur ta ndezë cigaren, një nga organizatorët e tubimit e ka kuptuar se kjo mund të dëmtojë imazhin dhe i kërkon të largohet, që të mos duket në kamera.