Një video ku shfaq një fjalim të ish deputetit Gramos Pashko para se të përjashtohej nga PD-ja më 13 gusht 1992 ka marrë një vëmendje të veçantë.
Fjalimi i Pashkos cilësohen si profetike në mbledhjen e PD-së së asaj kohe që ishte mbledhur për përjashtimin e tij, i cili ka parashikuar edhe shpërbërjen e kësaj partie, ndërsa gjatë fjalimit të tij, bie në sy edhe tensioni dhe kundërshtimi në sallë.
Pashko në fjalimin e tij, thotë se ata që kanë firmosur do të mbahen mënd si shkatërruesit e PD-së, partisë së parë antikomuniste.
“Ju sot po e sanksiononi diktaturën. Por mos harroni se ajo do t’ju përfshijë edhe juve…”, shprehet ai.
“Dhe ja ku jemi 31 vjet më vonë: një parti e ndarë, e zhytur nga humbja në humbje dhe pa mësuar asgjë nga e shkuara që vetëm përsëritet. I bën hije një qeverie të korruptuar dhe majmet në rolin e opozitës”, thotë Jonila Godole, që ka postuar videon.
“Unë nuk dua asapa tju mbush mëndjen, sepse e di fare mirë rezultaten të kësaj mbledhjeje, e di fare mirë që në këtë sallë nuk vlejnë argumentat, përfundimi i saj është paravendusr, por unë duhet t’ju kujtoj, se, kështu siç po bëni, është fati juaj i keq, që shkruat emrat në një listë, që do të mbetet në hisorinë e Shqipërisë, si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.
Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramiziit, do t’i thoni që opozitën e parë e formoi Ramizi, sepse doni ta lini Ramizin jashtë dhe ta bëni pjestar të historisë.
Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve“ shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.