Interi ia ka dalë të marrë një fitore të çmuar në Torino ndaj Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian. Takimi përfundoi 0-1, me kampionët e Italisë që marrin kështu 3 pikë që do të thonë shumë në garën për titull.
Polemikat nuk munguan dhe shkak për këtë u bë një penallti në minutën e 45-të e fituar nga Dumfries për zikaltërit. Mbrojtësi pengohet në zonë dhe arbitri e jep 11 metërsh vetëm me VAR.
Ishte Hakan Calhanoglu që merr përsipër penalltinë, por gabon fillimisht. Gjithsesi, bardhezinjtë shënojnë në portën e tyre, pas një rrëmuje në zonë.
Arbitri Irrati thotë se goli nuk vlen dhe gjithçka do përsëritet edhe një herë. Mesfushori turk, Calhanoglu nuk gabon.
Pjesa e dytë nuk dhuron asgjë, me rezultatin që mbetet i pandryshuar.Ekipi nga Milano është në vendin e 3-të me 63 pikë. Zonja e Vjetër qëndron e katërta me 59 pikë.