osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Fermerët e zemëruar gjermanë bllokojnë ministrin e Financave në një traget, Scholz: E turpshme!

VIDEO/ Fermerët e zemëruar gjermanë bllokojnë ministrin e Financave në një traget, Scholz: E turpshme!

Rreth 100 fermerë gjermanë të enjten mbrëma kanë bllokuar ministrin e Financave, njëherësh edhe zv.kancelarin e vendit, Robert Habeck, në një traget, teksa ai kthehej nga pushimet që kaloi në ishullin turistik Halih Hooge, në Detin e Veriut.

Fermerët që kundërshtojnë heqjen graduale të një subvencioni për naftë, bllokuan tragetin në Schlitziel të Gjermanisë veriore. Veprimi i fermerëve erdhi pasi qeveria gjermane braktisi pjesërisht planet për të shkurtuar subvencionet e karburanteve për sektorin bujqësor.

Subvencionimi i naftës për fermerët do të hiqet gradualisht deri në vitin 2026 dhe jo i tëri menjëherë, siç ishte planifikuar fillimisht.

Policia u përpoq të shpërndante turmën e revoltuar duke përdorur gaz lotsjellës, por masat e marra prej tyre dështuan, njëjtë si përpjekjeje për të zhvilluar bisedime me protestuesit.

Pas kësaj, ministri vendosi të qëndrojë në bordin e tragetit dhe të kthehet në Halih Hooge. Pasi qetësia u rivendos, ministri mundi të kthehej në kontinent në orën 03:50.

Pavarësisht se Habeck ia doli të rikthehet në Gjermani, fermerët nuk janë ndalur dhe po planifikojnë një javë demonstratash antiqeveritare që do të zhvillohen nga 8 deri më 15 janar, të mbështetur edhe nga sindikata e tyre.

Ndërkohë tentativa e tyre për të penguar tragetin me të cilin udhëtonte ministri i Financave, u cilësua një akt i turpshëm nga anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.

“Me gjithë respektin për kulturën e protestës, askush nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tronditje të tillë të moralit politik”, shkroi kancelari Scholz në platformën X, referuar incidentit me Habeck.

Ministri i Bujqësisë Cem Ozdemir, i cili u zotua para fermerëve për të ndryshuar planet e qeverisë, tha këtë mëngjes për ZDF se veprimet e “një pakice njerëzish që nuk veprojnë në favor të bujqësisë gjermane, por kanë ëndrra rebelimi që nuk janë të pranueshme”.

Edhe ministrja e Jashtme Analena Burbock (Të Gjelbrit) dhe Ministrja e Brendshme Nancy Fesser (Partia Social Demokrate) denoncuan gjithashtu formën e protestës duke e cilësuar “shkelje të kufijve të demokracisë”.

https://twitter.com/i/status/1743192054962810917