Përplasja me armë në Seregno, në Brianza të Italisë ndodhur pak ditë më parë ka qenë mes dy grupeve rivale kalabreze informon media italiane.
Pas arrestimit të dy vëllezërve, 28 dhe 48 vjeç, në pranga kanë përfunduar një 56-vjeçar, i vetmi i plagosur në pritë dhe dy djemtë e tij 31 dhe 29 vjeç.
Tre të arrestuarit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar të parët mbi furgonin e dy vëllezërve, të cilët nga ana e tyre i kanë ndjekur duke qëlluar nga pas.
Përplasja me armë ndodhi paraditen e 11 korrikut 2023 në provincën e Monza dhe Brianza. Nga dy makinat u qëllua me pistoletë, të paktën 14 të shtëna, përgjatë një rruge prej rreth 400 metrash.
Arrestimi i babait dhe dy djemve ndodhi më 22 korrik në Reggio Calabria. Ndaj tyre rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.