Ernest Muci është aktivizuar si titullar pas disa ndeshjesh që e nisi nga pankina te Legia. Sulmuesi shqiptar duket se po e shpërblen besimin e trajnerit. Që në minutën e pestë të takimit, Muci shënoi një gol klasi kundër Ëidzeë.
Pas një kundërsulmi, lojtari shqiptar u gjend para portierit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë me një lëvizje klasi. Nuk mbaroi me kaq, pasi Muci realizoi dopietë te Legia.
Teksa miqtë barazuan 1-1, Muci realizoi një tjetër gol shumë të bukur duke treguar gjithë instiktitet e tij në tundjen e rrjetës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/