Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, me anë të një videoje të gjatë në faqen e tij, ka deklaruar se ka pasur një fushatë të madhe ndaj prodhimit vendas të perimeve dhe frutave.
Pa i përmndur emrin, Braçe përmendi rastin kur Blendi Fevziu, me anë të një aparati deklaroi se frutat e perimet shqiptare kanë nitrat.
Braçe i ka cilësuar të gjitha këto një fushatë kundër prodhimit dhe të gjithë personazhet publikë që kanë reklamuar “aparatet kineze” i kanë bërë vetëm për t’i shitur.