Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka tërhequr vëmendjen për shkak të një videoje të publikuar në media.
Pas një takimi që ka zhvilluar për fushatën elektorale në qytetin ku ai garon, Hoti është emocionuar aq shumë para kamerave sa është ngatërruar dhe është bërë lëmsh me fjalët. Në video ai dëgjohet teksa thotë: “bashkëshorti i nuses sime”, por mesa duket e ka fjalën për veten e tij.
“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses sime, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, shprehet Hoti.