Xhelal Mziu, përveçse protagonist në fushatën elektorale, duke groposur Partinë Demokratike me thirrjet e tij për vrasje, është bërë personazh edhe pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në Kongresin e mbajtur javën e kaluar, ai ka mbajtur një fjalim plot lavde për Lulzim Bashën, duke thënë se vetëm ai do ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores.
Por në fjalimin e tij 13-minutësh, Mziu ka bërë disa gabime trashanike, duke treguar ndër të tjera, se ka vështirësi me leximin.
Kujtojmë që Xhelal Mziu mban edhe titullin ‘Doktor’.
Në vjeshtën e vitit 2013, Universiteti Bujqësor në Kamëz i ka dhënë Xhelal Mziut titullin ‘Doktor’.
Këtë gradë Mziu e ka marrë pasi Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit shqyrtoi disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”.
Vetë Mziu shkruante në Facebook në faqen zyrtare të Bashkisë së Kamzës, se “Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada “Doktor””.