Janë publikuar pamje të tjera nga evakuimi i banorëve të pallatit 8-katësh, garazhi i të cilit u përfshi nga flakët.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, efektivët e policisë kanë thyer xhamat e dritareve të banesave në katin e dytë për të nxjerrë banorët. Zjarrfikësit gjthashtu kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ishin në katet e fundit të pallatit ku ra zjarri.
Zjarri
Pavarësisht evakuimit të tyre, disa persona kanë mbetur të lënduar. Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Dyshohet se flakët nisën nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë shkruambuar edhe tre automjete të parkuara në garazh. Aktualisht situata ështënë nën kontroll, ndërsa ka ende prezencë tymi.
Zjarri i pasdites së sotme ra në kompleksin Kika te “Komuna e Parisit” në kryeqytet, ndërsa pak ditë më parë në kompleksin “Kika 2” një apartament në katin e katërt u përfshi nga zjarri. Nga flakët, të cilat u shkaktuan nga një defekt elektrik, u dogjën zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.