Nëse goli i Julian Alvarez nga penalltia nuk do ishte anuluar me VAR, sfida mes Atletico Madrid dhe Real Madrid mund të kishte tjetër histori. Pas një thrilleri prej 210 minutash, përballja u mbyll 2-2 dhe skuadrat iu drejtuan 11 metërshave për të mësuar skuadrën e fundit çerekfinaliste të kualifikuar në Champions League.
Llotaria e penalltive i buzëqeshi Real Madridit që fitoi 2-4. Për Atleticon gabuan Julian Alvarez dhe Llorente. Nëse ky i fundit e stampoi sferën në shtyllë, penalltia e Alvarez ishte më e komplikuar.
Gjatë goditjes sulmuesi argjentinas rrëshqiti, megjithatë topi përfundoi në rrjetë. Arbitri polak Marciniak u njoftua nga VAR për një rishikim dhe pas saj u vendos që goli mos quhej pasi Alvarez e kishte prekur topin dy herë gjatë goditjes.
Argumenti lidhet me goditjen me këmbën e djathtë dhe gjatë rrëshqitjes sfera pasi ka lëvizur ka prekur edhe këmbën e majtë mbështetëse të sulmuesit, diçka që nuk lejohet, para se të përfundonte në rrjetë.
Të shumta kanë qenë komentet lidhur me këtë penallti, ndërsa në pamje dallohet qartë prekja edhe me këmbën e majtë nga sulmuesi.