Pamje të pabesueshmë vijnë nga “Air Albania”. Ajo që askush nuk e priste ka ndodhur. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë nis me sherr. Tifozët shqiptarë janë përleshur me ata italianë në shkallët e stadiumit “Air Albania”.
Mbetet për t’u mësuar se cilat kanë qenë motivet që kanë shtyrë në përplasjen fizike. Një ngjarje që ngjall çudi, duke ditur afërsinë që shqiptarët kanë pasur gjithnjë jo vetëm me futbollin italian, por edhe me kulturën italiane në përgjithësi.