Të gjithë prisnin të shijonin magjinë e vërtetë të futbollit që vjen gjithnjë më e bukur kur përballë vihen dy Kombëtare si Brazili dhe Argjentina.
Por një surprizë e pakëndshme dhe e pabesueshme ka ndalur ndeshjen që në minutat e para të saj. Autoritete të shëndetësisë së Brazilit kanë hyrë në fushë dhe kanë ndërprerë takimin për shkak të thyerjes së protokollit anti-Covid.
Sigurisht që për një moment ka qenë kaosi ai që ka mbizotëruar në stadium, ku përfaqësuesja e Argjentinës është detyruar ti drejtohet dhomave të zhveshjes. Katër lojtarë të saj duhej të ndiqnin karantinën sipas rregullave të shtetit brazilian, gjë që nuk është respektuar./Halit Delibashi
href=”https://twitter.com/i/status/1434597413839327244″>https://twitter.com/i/status/1434597413839327244