1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

VIDEO/ E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

VIDEO/ E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë. Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët dëshirën e saj për të hyrë në politikë, por kur të vinte koha. Sipas Ramës ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Shkodrën dhe sektorin e turizmit dhe problematikat rurale.

“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten, duke e ekspozuar si një simbol të banalitetit të së shkuarës. Unë e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete.

Dua t’u kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti që është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kecin. Që është imazh i bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetë krijuar me shumë ambicie, kokëfortësi dhe shumë peripeci.

Jam i bindur se nuk e dinë që ka studiuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të veçantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë. Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë, por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik.

Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka. Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet.

Është e kotë t’ju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ t’ju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar”, tha ai.

“Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33-vjeçare pasi u mor nga fshati.