Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj shënoi dopietë sot në Turqi. Për javën e 21-të në Superligë, lushnjari gjeti dy gola të shpejtë nga penalltia. Sivasspori i tij barazoi 2-2 kundër Gaziantep, në një ndeshje që u vendos në 45 minutat e para.
26-vjeçari shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë, duke gjetur golat në minutat tetë dhe pesëmbëdhjetë, për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë vendasve. Më pas Gaziantep barazoi me Dragus dhe Djilobodji në vijim.
Edhe pse Manaj bëri detyrën e tij, Sivasspor nuk mundi të mbajë dot avantazhin e dyfishtë duke ndarë pikët. Me 14 gola, Rey Manaj ka bërë mmirë në 20 ndeshjet e aktivizuara këtë sezon.
Duket se djaloshi kuqezi ka lënë pas dëmtimin dhe me formën që po kalon i ka dërguar sinjale të forta trajnerit Sylvinho.