Ilir Meta duket se ka ‘festuar’ mbrëmë me këngëtarin Bes Kallaku.
Në orët e vona të mbrëmjes ka ndarë një video duke kërcyer me Besin, ndërsa dy persona të tjerë të veshur me veshje popullore luajnë me tupana.
Krahas videos meta shkruan “Të jesh me Bes Kallakun është e pamundur të mos ketë tupana!”
Kujtojmë që Bes Kallaku është në proces divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. E nga ana tjetër edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë nisur procedurat e divorcit.