Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka zbuluar se është ndarë nga partneri i saj Andrea Giumbruno. Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministrja italiane përmes një statusi në rrjete sociale ku shkruan se i intereson vetëm vajza e saj.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë këtë”, thuhet në postimin e Melonit.
“Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, ka shkruar tutje ajo.
E gjithë ‘drama’ ndodhi si pas një skandali në televizionin italiane ‘Stiscia la notizia’ publikoi një video ku Andrea Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?
Vajza- Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea
Bashkëshorti i Melonit- Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…