osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Donald Trump dhe krerët e NATO në Shqipëri, Rama: Ardhja e presidentit të SHBA-së në Tiranë, mesazh i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare

VIDEO/ Donald Trump dhe krerët e NATO në Shqipëri, Rama: Ardhja e presidentit të SHBA-së në Tiranë, mesazh i pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare

Në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet.

Lajmin e dha në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar se zhvillimi i këtij samiti në Shqipëri do të shënojë një kulm të ri për pozicionin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi se në Tiranë do të vijë presidenti i SHBA, në këtë rast Donald Trump dhe gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Rama theksoi se ‘ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare’.

Kryeministri shtoi se pavarësisht peshës modeste që ka Shqipëria “trajtohet si e barabartë dhe me respekt”.

“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.