Një derbi shqiptarësh është luajtur sot në Rusi. Rubin Kazan, ekip ku luan Mirlind Daku është përballur me Lokomotivën e Moskës, ekip në të cilin aktivizohet mbrojtësi Mario Mitaj.
Derbi u fitua nga ky i fundit, ekipi i të cilit triumfoi me rezultatin e pastër 3-0. Por momenti më i bukur i kësaj sfide ishte pikërisht në fundin e saj. Në mbyllje të ndeshjes ishin shqiptarët që u bënë protagonist.
Daku dhe Mitaj shkëmbyen fanellat me njëri-tjetrin dhe i dhanë njëri-tjetrit nga një përqafim. Një gjest fantastik nga të dy lojtarët që tregon edhe një herë harmonin në Kombëtaren tonë.