Fondacioni Eleonorë” në Tiranë, që tanimë drejtohet nga djali i Eleonora Bregut, pretendon se shëron personat sterilë, edhe atëherë kur mjekësia i ka cilësuar si raste të pashpresa.
Mrekullia, sipas tyre, ndodh përmes lutjeve dhe fuqive të Roelit. Një kamerë e fshehtë e emisionit “Fiks Fare” tregon takimin në një bar me Roelin, djalin e Eleonorës, i cili tanimë quhet Shën Roeli, nga frekuentuesit e fondacionit “Do realizohet patjetër.
Dje se këtu po ndoqe rregullat, ti do e shohësh vetë përfunsdimin e historisë. Ne kemi parë qindra mrekulli këtu, sa lodhemi duke i treguar”, shprehet Roeli.
Fiks Fare: Ka pasur përshembull si rasti im? “Si rasti yt, është mbas 13 vjetësh, është daja im. Ajo ishte sfidë shkencore, se mjekësia i kishte thënë që është e pamundur. Nusja e dajës kishte 5 deri në 10 % mundësi për riprodhim.
Daja e kishte thuasje të pamundur. Për mua rasti juaj është i thjeshtë. Mund ta them fare normalisht që për 6 muaj, brenda vitit do ndodhi”, thotë Roeli.
Më pas, kamera e fshehtë e Fiksit shkon në fonadacion, ku zhvillohen lutjet. Aty, Peshkopi i fonacionit i jep gazetares së prezantuar si paciente edhe udhëzimet: “Do fusësh shkakun.
Do fusësh shkakun fillimisht, vjen “Seinti”, se ne i themi “Seint” (Roelit) se atë titull ka. E fut në informacion “Seinti”, e çfarë do dali do marrësh përgjigje.
Në bazë të përgjigjesh, se del aty. Ose del klinike që është mjekësore, ose dalin këto shkakarët, magji.
Dhe ai (Roeli) ka ngarkesa, është në procese pine, sepse nuk merret vetëm me probleme. Ka shumë probleme që merret po, për njerëzit në lidhje me misionin.
Probleme të njerëzve individuale saç janë tuajat, të miat e të tjerëve, por edhe probleme siç është zjarri atje në Kaliforni, edhe përmbytjet e këto. Çfarë do dali do flasim, tashti shko”.