Ndërsa përmbytjet e fundit e gjetën Spanjën thuajse krejt të papërgatitur, duket se sisteme mbrojtëse të ndërtuara mijëra vjet më parë kanë rezultuar më efikase se ato moderne. Pamje të filmuara në qytezën Almonacid de la Cuba në rajonin e Aragonës, tregojnë se si një digë romake e ndërtuar 2.000 vjet më parë ka ofruar mbrojtjen e nevojshme për banorët e qytezës dhe shtëpiTë së tyre.
Siç shihet edhe në video, pak çaste pas nisjes së reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar edhe pranë qytezës Almonacid de la Cuba por, falë digës mijëra vjeçare është mundësuar devijimi i ujërave, që ato të mos derdheshin në qytezë. Për rrjedhojë, banorët e saj ishin të mbrojtur nga përmbytjet apokaliptike që në pjesë të tjera të Spanjës kanë shkaktuar rreth 400 viktima.
Ndërkaq, shifrat zyrtare flasin për rreth 2.000 persona të zhdukur në të gjithë vendin, ndërsa numri i të vdekurve vijon të rritet teksa të tjerë trupa zbulohen vazhdimisht nga ekipet e kërkimit.