“Tirona Fanatics” kanë sulmuar presidentin e tyre Refik Halili përmes një videoje shumë të rëndë.
Ata duan dënimin e tij për shkak të gënjeshtrave të mëdha që numri një i klubit ka thënë sipas tyre duke llogaritur dhe situatën skandaloze te bardheblutë e kryeqytetit.
Ata e akuzojnë atë për evazion fiskal dhe bllokim llogarish financiare të klubit kryeqytetas. Halili duket se do ta ketë të vështirë mbijetesën me tifo-grupin e tij.