20 vjet më parë, më 25, 26 dhe 27 mars në Kosovë ndodhi një nga masakrat më të mëdha të luftës.
Në fshatin Krushë të Rahovecit u v.ranë e u masakruan më shumë se 240 persona.
Nuk u kursyen as gratë e fëmijët, kurse mbi 800 shtëpi private u dogjën, prova të të cilave ekzistojnë edhe sot.
Shumë nga Krusha, sot e asaj dite janë edhe të zhdukur.
Por së fundmi janë publikuar disa xhirime nga Milaim Bellanica i cili kishte bërë 45 minuta xhirime, ku vetëm pak prej tyre janë parë nga publiku.
Ai rrëfen se xhirimet që tregonin masakrën e Krushës së Madhe u zhdukën nga Lulzim Basha i cili në atë kohë ishte përkthyes i ndërkombëtarëve, i gjyqit të Hagës.
Natyrshëm lind pyetja pse Lulzim Basha edhe pas 20 viteve nuk i publikon ato? (TemA)