Rei Manaj pësoi një dëmtim të frikshëm në minutën e 30-të të takimit mes Granadës dhe Albasetes. Pas një përplasje me kundërshtarin ai ra pa ndjenja dhe u transportua drejt spitalit.
Në pushim të pjesës së parë faqja zyrtare e klubit te Albasetes ka sqaruar gjendjen. “Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’ për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagonstifikojnë shtrirjen e traumës në kokë që pësoi pas goditjes së parë gjatë ndeshjes”, thoshte njoftimi. Gjytari e ndëshkoi vetëm më një karton të verdhë Sançezin, autorin e dëmtimit të sulmuesit.
Rei Manaj ishte zgjedhur titullar në këtë takim, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për sulmuesin e kombëtares sonë. Ai është larguar nga fusha në minutën e 30-të për shkak të një dëmtimi, pas përplasjes në kokë me një kundërshtarë. Mjekët janë futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe ai është larguar me urgjencë drejt spitalit.