Sot në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali – Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Gjithë vëmendja është në “Iduna Park”, me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë.
Kuqezinjtë do kenë një mbështetje të madhe në stadium, me festën që ka nisur shqip 24 orë përpara ndeshjes. Në pamje duket qartë se qindra tifozë kuqezinj janë duke gëzuar në Dortmund, teksa nuk kanë munguar këngët patriotike.
Shqipëria e nis aventurën në Europianin 2024 kundër Italisë më 15 qershor në orën 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit, ndërsa kalendari vijon me Kroacinë më 19 qershor (15:00) dhe Spanjën më 24 qershor (21:00).