Daniel Drobaj i riu që u arrestua nga Policia e Tiranës për plagosjen e efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka, gjatë protestës së ditës së enjte ka qenë protagonist i disa ngjarjeve të dhunshme.
Nuk dihet zanafilla e konfliktit, por në videon e parë, Drobaj ka goditur një polici i cili ishte duke tërhequr prej krahu të atin e tij.
Ndërkohë që 18-vjeçari, i drejtohet me fjalor fyes policëve që tentojnë ta fusin në makinë.
Daniel Drobaj godet policin 1 on Vidnews.
Në këto momente i riu refuzon ti bindet dhe përdor fjalor fyes, madje në dorë mban ende kapelën që i ka marrë policit të cilit e goditi në kokë.
Efektivët e Policisë te veshur civil tentojnë ta shoqërojnë, por në këtë moment deputetet e opozitës kanë ndërhyrë që të qetësohet situata.
Daniel Drobaj godet policin dhe i merr kapelen on Vidnews.
Ndërkohë që në një video tjetër, sërish efektivët e policisë tentojnë të shoqërojnë Daniel Drobajn.
Në këtë video njëri prej efektivëve e godet pas shpine, ndërkohë që i riu në nerva e sipër fillon dhe fyen policët e tjerë, madje njërin e qëllon dhe në fytyrë.
Ai thotë në video që është 17-vjeç dhe e fyen efektivët e Policisë së Shtetit.
Perplasja gjate protestes on Vidnews.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së efektives së “Shqiponajve”
Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.
Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.