“Në rrugët e Shkodrës loke, të katandisura mjerisht si në mesjetë, të paasfaltuara prej vitesh, gjithë gropa, mbeturina e pluhur që shqetësojnë qytetarët, por jo pushtetin vendor”.
Kështu shkruan Kryeministri Rama teksa publikon një intervistë me kandidatin e bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, ku ai bashkë me gazetarin e ERTV, shëtisin në lagjiet e shkaterruara të qytetit ku pushteti vendor është pothuajse inekzistent.
Pjetri tregon me video rrugët e amortizuara, lagjiet me ndërtime pa leje, koshat e mbingarkuara me mbeturina që e kanë vështirësuar jetesën e banorëve në qendër të qytetit.
“Jemi në mes të qytetit këtu, ku është një problem emergjent infrastruktura rrugore. Po në qendër të Shkodrës kemi edhe ndërtime informale, pa leje që vështirësojnë hyrjen dhe daljen e banorëve në shtëpitë e tyre. Në rrugët e qytetit, shtylla dhe kabuj elektrikë janë vendosur pa leje duke rrezikuar jetën e banorëve.
Neglizhenca e bashkisë së Shkodrës është fakt tashmë. Bashkia ka gjerësine e planifkuar të rrugëve që herët, por me kalimin e viteve qytetin e kanë shkatërruar ndërtimet pa leje, duke ngushtuar rrugët e lagjieev të ndryshme që e vështirësojnë jetën e banorëve”, tha Pjetri.
ERTV solli pamje të koshave të mbeturinave të mbingarkuara me mbeturina, në qendër të qytetit shumë pranë bashkisë së Shkodrës. “Pushteti vendor është pothuajse inekzistent sepse pastrimi i qytetit është A-ja e cdo bashkie.
Shumë ankesa më vinin nga qytetarë edhe gjatë kohës kur isha prefekt, ata kanë akoma besim dhe shkruajnë vazhdimisht ankesa, faktime të situatës në qytet, por është fakt kjo situatë. Është gjynah që në 2019 njerëzit kërkojnë shumë pak, pastrim, rrugë të shtruara, shumë bazike, për vitin 2019”, tha kandidati socialist
“Në zonat periferike, të bashkisë re që shtrihet në 93 fshatra, ka mungesë shkollash në shumë fshatra dhe zona të urbanizuara së fundmi. Nuk ka as kopshte dhe as çerdhe. Nuk ka asnje studim për zona që janë urbanizuar së fundmi, se sa banorë janë që të ndërhyhet për të ndërtuar një shkollë apo një kopësht”, shtoi Pjetri.
Por cili është vizioni i Valdrin Pjetrit për Shkodrën? “Kam rreth një muaj që me stafin tim, inxhinjerë, arkitektë, mësues, sportisë, menaxhues të zotë të sistemit banker, po ndërtojmë programin tim në 4 vitet e ardhshme.
Ne kemi konstatuar vec infrastrukturës nga takimet me grupet e interesit, është vënë re edhe mungesa e investimeve në Shkodër. Rinia tenton të largohet nga Shkodra. Kemi ndërtuar një program edhe për të rinjtë shkodranë, duke i dhënë mundësi punësimi nesër edhe pranë institucionit të bashkisë Shkodër.
Për herë të parë do të fusim skemën e fiancimit të startup-eve. Nëse një i ri ka një projelt për të nisur një biznes por i mungojnë financat, bashka do të ketë një staf të dedikuar, një drejtori të dedikuar vetëm për pjesën e financimit të tyre”, tha ai.
“Kemi parashikuar ndërhyrjet në pjesën hyrëse të qytetit, që kjo të jetë dinjitoze për shkodranët. Ndërtimi i një piaze në mes të qytetit për të organizuar aktivitete kulturore dhe argëtuese.
Ka shumë shtëpi të vjetra shkodrane të viteve 1900, 1920 që janë të amortizuara, nuk është investuar në to. Nëse ne do vëmë në lëvizje ekonominë lokale, do të rritet interesi për to. Ne kemi nevojë që të nxisim bizneset e reja në Shkodër në raport me bashkinë”, sqaroi Pjetri.
“Ne kemi menduar ndërtimin e disa tregjeve, ku produktet të shiten në mënyrë të diferencuar, ku shitet bulmeti, ku shittet peshku, etj. Jo një treg që shkon dhe blen gjithcka aty. Kjo vlen edhe për shitësin për kushte me të mira, por edhe për blerësin që blen në një ambient më higjenik.
Shuma bashki aplikuan me projekte të ndryshme në qeveri dhe fituan. Nuk është e vërtetë që qeveria nuk i dha fonde bashksië së djathtë. Kemi shembullin e Tropojës, Bajram Curri ka një pedonale fantastike në kuadër të rilidnjes urbane. Unë kam shkuar deri në zonën e Lek Bibajt, atje lart pothuajse në mal, aty kemi rilindje urbane dhe kemi një shesh të vogël”, deklaroi Pjetri.