Mbrëmjen e sotme protestues në zonën e Astirit kanë dalë sërish në rrugë për të mos lejuar shembjen e godinave pa leje, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Atyre u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.
Teksa Balliu ka marrë megafonin dhe ka nisur të flasë, një nga banorët ka kërkuar që të mos bëhet politikë me pronat e tyre.
‘Mos na bëj politkë me pronat tona. Mos na e caj tra*in. Politikë me djersën tonë mos bëj’, ka thënë qytetari, ndërsa deputeti Klevis Balliu vazhdonte si për të mbuluar zërin e tij që i fliste kundër.