Pamjet që shihni tregojnë rrënojat e helikopterit ku udhëtonte Presidenti iranian Raisi, i cili thuhet se ka humbur jetën, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.
Pamjet në fjalë, të bëra përmes një droni janë shpërndarë në kanalet e mediave sociale të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
Video është xhiruar nga Gjysmëhëna e Kuqe, ndërsa duket se tregojnë bishtin e një helikopteri pranë një copë toke të djegur në një kodër të mbushur me mbeturina.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend.