Chelsea mposhti Crystal Palace me rezultatin 2-1 në ‘Stamfrod Bridge’, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Premier League.
Blutë kaluan të parët në avantazh me Mudryk në pjesën e parë, por u barazuan në të dytën dhe trajneri Pocchetino hodhi në fushë Armando Brojën në minutën e 71’ duke zëvëndësuar golashënuesin ukrainas.
Futja e shqiptarit në lojë solli një impakt pozitiv për londinezët me 22-vjeçarin që i shkoi shumë pranë një supergoli. Në fund të takimit, Chelsea arriti të shënonte edhe golin e fitores me Madueke nga pika e penalltisë të cilën e fitoi vetë. Me këtë 3 pikësh blutë shkojnë në vendin e 10-të me 25 pikë.