Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Orizi”, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Sikurse shihet edhe nga materiali filmik i siguruar nga Lapsi.al, gruaja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, ndërsa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e bashkëshortit të saj që i ka shpëtuar jetën.
Fatmirësisht ai e ka kapur nga duart dhe e ka ngritur deri lart. Kjo ngjarje ka t.errorizuar kalimtarët, ndërsa në video dëgjohen edhe ulërimat.