Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet kreu i PD-së, Lulzim Basha duke sharë LSI-n, të cilën para dy viteve e cilësonte shushunjë.
Por pas dy viteve, Basha ka ndryshuar krejtësisht qëndrim duke firmosur koalicionin opozitar, zyrtarisht sot. Për Braçen asgjë nuk harrohet, pasi janë të njëjtët.
“Koalicion i madh kunder zgjedhjeve meeee… Shushunja!!!
Nuk e them une, e thote Lulzim Basha; Degjojeni:
Koha e shushunjave ne pushtet LSI e PDIU merr fund!!
Me ze dhe fytyren qe ky ka!! Asgje nuk harrohet. Jane te njejtet. Nuk kane ndryshuar”
E plote qendrimi i Bashes ndaj LSI-se