Marrëdhënia politike mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ka kaluar nëpër disa faza të ngatërruara, duke nisur nga rivaliteti i ashpër, te aleanca e interesit, pastaj sërish tek përplasjet dhe përfundimisht tek një tjetër bashkim për shkak të telasheve të ngjashme me drejtësinë.
Në politikën shqiptare, ku miqësitë dhe armiqësitë ndryshojnë më shpesh se stinët, ky çift i papërkulur duket se vazhdon të gjejë arsye për të bashkëpunuar, duke treguar se kur halli e kërkon, edhe armiqtë më të mëdhenj mund të bëhen aleatë… të paktën deri në shfaqjen e rastit të radhës për të kthyer shpinën njëri-tjetrit.