Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer teksa ishte duke folur për situatën e krijuar në Rinas me kontrollorët ajrorë.
Në një intervistë për “Ora news”, Berisha e ka akuzuar ministren Belinda Balluku se ka shpërdoruar fondet dhe se ka organizuar orgji në hotelet më luksoze të Shqipërisë.
“Albcontrol është drejtuar nga Balluku dhe ka marrë rrogë 6 mijë euro. Si po del në media, ka organizuar orgji me balerina braziliane me grupe të tjera, në sallat dhe në hotelet më luksoze të Shqipërisë.
Kontrolli do të nxjerrë abuzivitetin e saj, po këto që përmenda unë janë para xhepi krahasuar me vjedhjet me të cilat është akuzuar ajo me tendera dhe prokurime në këtë sipërmarrje”, tha Berisha.