Gazetari Berat Buzhala, prej disa ditësh është duke bërë një tur në bregdetin shqiptar.
Këtë radhë ai ka vendosur të shkojë në bllokun e vilave të politikanëve shqiptarë në Gjirin e Lalzit.
Ai i ka prezantuar gazetarit tjetër që kishte me vete, vilën e Ilir Metës dhe Sali Berishës.
“I kanë bërë vilat me kursimet nga rroga.
Me 800 euro rrogë, kanë kursyer dhe kanë bërë këto vila që kushtojnë 6 apo 7 milionë euro”, thotë Berat Buzhala me ironi, ndërsa gazetari që e shoqëronte mbeti i habitur.
Habi që nuk u shfaq vite më parë nga gazetarja Sonila Meço, e cila hyri brenda vilës së Ilir Metës për të marrë në intervistë Monika Kryemadhin.
Kjo e fundit tërë krenari i tregoi asaj se vetëm banja kishin nja 11 a 12, madje një e kishin vetëm për macen e tyre.
Video është zhdukur më pas nga interneti, për shkak të bujës që bëri, për keq, kuptohet.