Napoli u mund sot nga Lazio me rezultatin 0-1. Sfida e luajtur në “Diego Armando Maradona” ishte shumë intensive me Lazion që mori një fitore të artë përballë kryesuesve napoletanë.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Vecino në minutën e 67. Ai realizoi një super gol nga jashtë zone duke e çuar topin në trekëndësh.
Me gjithë zëvëndësimet e shumta ekipi i Spalletit nuk ia doli të barazojë në fund. Lazoi u mbrojt mirë dhe këtu luajti roli edhe mbrojtësi kuqezi i tyre Elseid Hysaj. Ai ishte titullar dhe luajti gjithë ndeshjen duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Kjo fitore e ngjit Lazion në vendin e dytë por duhet të pres rivalët e tjerë të Inter dhe Milan që luajnë nesër. Napoli mbetet e para dhe kjo humbje nuk i prish aspak punë pasi janë 18 pikë larg vendit të dytë.