Pasi Basha arriti të dal me siklete nga çadra në të cilën u fut pa sukses vetë, kur nisi fushatën politike pas marrëveshjes së 17 Majit me kryeministrin Rama, partitë dolën pa kolicion për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Kjo u quajt tradhëti nga ana e kryetarit të LSI asajkohe Ilir Meta, i cili e quante Bashën si njeri i marrëveshjeve të errëta (prapa krahëve).
Me të njëjtën gjuhë ja kthente dhe Basha, ndoshta edhe më të ashpër, kur e cilësonte LSI si: partinë e pazareve e thithlopave të Republikës së vjetër.
Ndër të tjera nga videot e siguruara nga ekskluzive.al shihet lideri i PD, ku i drejtohet elektoratit të tij për t’i fituar besimin dhe votën, se nuk do bënte kurrë koalicion me partinë e matrapazëve… LSI.
“Koha e matrapazëve, bli këlysh e shit qen në politik, ka marrë fund… S’bëjmë pazar me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër?!”, shihet të thotë në video Basha.
Ja dhe video prova e Bashës për partinë e matrapazëve, që dëshmon se Basha s’ka këllqe dhe karakter sikurse e konsideronte Ilir Meta dhe është i aftë të bëj gjithçka për të mashtruar elektoratin dhe aleatët… për ca vota më shumë. Për më tepër ndiqni videon./EKSKLUZIVE.AL