Barcelona dhe Granada barazuan 3-3 për raundin e 24-t të La Ligas, në një ndeshje “të çmendur”. Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 14-të, para se Sanchez të vendoste ekilibrat në fundin e pjesës së parë. Miqtë guxuan dhe shënuan golin e epërsisë në të 60 minutë me Pellistrin, me pasimin final të Uzunit.
Lewandowski barazoi 2-2, para se Miquel të shënonte të tretin për Granadan. Yamal me dopietën personale në minutën e 81 shmangu turpin për të besuarit e Xavit, me 16-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon. Me 51 pikë Barça mbetet në vendin e tretë, teksa Granada me 13 pikë ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit spanjolle.