Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të ditës së sotme, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia janë sulmuar studiot e Top Channel dhe është vrarë një roje.
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel në Mëzez.
Plumbat kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.
Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e BigBrother, ndërsa banorët janë shprehur se ato ndiheshin sikur kishin ndodhur aty.