Një atentat i ndodhur në mes të Selanikut i ka marrë jetën një 50-vjeçari shqiptar. Mediat greke bëjnë me dije se viktima dhe autori, (ky i fundit nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare), kanë qenë në kafe fillimisht së bashku.
Më pas ata janë larguar me dy makina të ndryshme, por gjatë rrugës në afërsi të një karburanti, shqiptari ka zbritur nga mjeti.
Siç shihet nga pamjet, shqiptari i është afruar tek makina autorit dhe e ka qëlluar me grusht.
Sapo ai është larguar pak nga mjeti, autori e ka qëlluar nga brenda makinës me armë.
Plumbi i marrë në shpatull ka rezultuar fatal për 50-vjeçarin. Sakaq policia ka nisur hetimet ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit
Video:
https://twitter.com/kakajason50/status/1679454934012420099?