Gazetari Artan Hoxha zbuloi se nga kush u d.hunua ish-truproja e Sali Berishës dhe djali i tij, në protestën e së dielës.
Sipas Hoxhës, Çela u d.hunua nga militant të LSI-së nga Xhafzotaj dhe Shijaku, për një flamur.
“Ato incidente në protestë janë të koordinuar edhe në mënyrën sesi transmetohet më pas, mazhoranca mundohet ta nxjerrë protestën e d.hunshme, ndërkohë që opozita kërkon të nxjerrë policinë të d.hunshme.
E dhimbshme është që po kërkohen v.iktima, dhe jo në tavolinë, por në rrugë. Ata policë dhe qytetarë janë të pafajshëm.
Personat që d.hunuan ish-truprojën e Berishës, Ymer Çela dhe të birin e tij, njëri është nga Xhafzotaj, ndërsa të tjerët janë nga Shijaku dhe janë zënë për një flamur të LSI-së”, tha Hoxha.