Armando Broja hyri në minutën e 77 të takimit në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea. Vendasit arritën të fitonin në shifrat 2-1 dhe në fund, Broja mund të ishte kthyer në heroin e takimit.
Pas një krosimi të bukur, Broja tentoi në një pozicion thuajse të pamundur për të shënuar me kokë, por nuk ia doli. Ishte rasti i vetëm kur u shërbye nga shokët e ekipit në gjithë minutat e tij në këtë ndeshje.
Ajo që vihet re në ndeshjet e fundit të Chelsea, është fakti se Broja shërbehet pak nga shokët e skuadrës, me këta të fundit që bëjnë shpeshherë shumë manovra me topin për të zgjedhur në fund që ta dërgojnë sferën në vend tjetër dhe jo në këmbët e sulmuesit shqiptar.
90′ Armando Broja i pafat, goditja e tij shkon në shtyllë. (VIDEO)