Chelsea dhe Newcastle po luajnë çerekfinalen e Carabaos Cup, ndërsa Newcastle po fiton me rezultatin minimal 0 me 1.
Armando Broja u aktivizua në minutën e 32’ të pjesës së parë, teksa në minutën e 37 gjeti golin. Anësori nuk kishte dyshime dhe festa e sulmuesit zgjati pak, pasi Broja ishte pozicion jashtëloje.
Kujtojmë se Broja zuri vendin e Enzo Fernandez. Pochetino mendoi sulmuesin shqiptar si zëvendësim që në pjesën e parë, për të ndryshuar fatet e takimit.
Goli i Brojës që ishte pozicion jashtëloje: (VIDEO)