Chelsea luajti ndeshjen e rradhës në kampionatin anglez përballë Sheffield United sot në orën 16:00. Londinezët fituan pastër 2-0 me golat e Nicolas Jackson dhe Cole Palmer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja nuk e nisi si titullar këtë sfidë, por nga stoli.
Bomberi shqiptar hyri në fushë në minutën e 75-të kur ndeshja ishte në rezultatin 2-0 dhe provoi me çdo kusht të linte shenjë në ktë sfidë. Në minutën e 83-të, ai pati një rast të artë ku mund të shënonte e të festonte një gol që do ta ndihmonte shumë në aspektin psikologjik.
Mirëpo, sulmuesi gaboi vetëm 1 metër larg portës së boshatisur duke bërë më të vështirën dhe ta nxirrte topin jashtë. Në përfundim të ndeshjes Broja u vlerësua me një notë mesatare 6.6.
https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-16-at-18.01.10-1-1.mp4?_=1