Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Evertonit, Armando Broja, është detyruar të largohet nga fusha e lojës pas një dëmtimi të papritur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme mes Bournemouth dhe Everton ku Broja e nisi sfidën si titullar dhe u detyrua të lë fushën e lojës në minutën e 32-të për shkak të një dëmtimi.
Ende nuk ka detaje të sakta mbi shkallën e dëmtimit, por stafi mjekësor po punon për të vlerësuar gjendjen e tij.
Ky dëmtim vjen në një periudhë kyçe për lojtarin, i cili kishte filluar të rifitonte formën pas një sezoni të vështirë.
Momenti kur Armando Broja largohet nga fusha i dëmtuar:
(VIDEO)