Armando Broja do të debutojë si titullar në Champions League. Këtë herë sulmuesi shqiptar e ka vendin e siguruar kundër Dinamos së Zagrebit, pasi Chelsea arriti që ta mbylli historinë e kalimit të grupit.
Ndërkohë faqja zyrtare e londinezëve po i jep më shumë jehonë Brojës. Së fundmi ajo ka postuar disa fotografi duke shfaqur “bishën shqiptare” në palestër.