Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea feston sot përvjetorin e 59-të të lindjes. Në këtë ditë speciale, ai ka marrë një surprizë që priste aspak.
Ka qenë djali i tij, Joni që e ka surprizuar pasi ka ardhur posaçërisht nga Amerika për ditëlindjen e tij.
“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur Jon Gjebrea.
Tani që jemi të 4t bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, ka shkruar ai krahas një fotografie që ka ndarë ku shihen të lumtur familjarisht.